14.8 C
Skopje
Thursday, October 9, 2025

Kryetari Bilall Kasami: Tetova po hyn në Kapitullin e Dytë të Rilindjes Kulturore!

Tetovë, 9 Tetor 2025 – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në një deklaratë publike drejtuar qytetarëve dhe përfaqësuesve të mediave, ka shpallur vijimin e një kapitulli të ri zhvillimi për qytetin, me fokus të veçantë në kulturë, trashëgimi dhe investime në rini.

Gjatë mandatit të parë, Kasami theksoi se është rikthyer gjallëria kulturore në Tetovë pas një periudhe të gjatë neglizhence institucionale. Me dhjetëra aktivitete, festivale dhe organizime si “Vera Tetovare”, qyteti u kthye në një qendër të jetës artistike dhe kulturore për të gjitha gjeneratat.

Një nga projektet kyçe për mandatin e ardhshëm do të jetë ndërtimi i Sahat Kullës pranë Xhamisë së Sahatit – simbol historik që do t’i rikthejë qytetit një pjesë të identitetit të tij origjinal dhe do të shërbejë si atraksion turistik.

Gjithashtu, pritet ndërtimi i një biblioteke dhe leximore moderne, themelimi i një qendre kulturore komunale, si dhe përkrahje e vazhdueshme për krijuesit e rinj dhe manifestimet e reja kulturore.

“Tetova nuk guxon të kthehet prapa. Tetova vazhdon përpara – më fuqishëm, më mirë, dhe me më shumë dashuri për artin dhe historinë tonë,” deklaroi Kasami.

Me vizionin për një qytet të gjallë, modern dhe krenar për rrënjët e veta, Kasami i bën thirrje qytetarëve që të jenë pjesë aktive e këtij “Kapitulli të Dytë të Rilindjes së Tetovës.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit