12.8 C
Skopje
Tuesday, October 7, 2025

Bekim Sali: Me Sedat Bislimin dhe me ndihmën e qeverisë, Studeniçani do të transformohet tërësisht!

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, lidhur me tubimin qendror të cilin koalicioni VLEN e ka mbajtur mbrëmë në Studeniçan, është shprehur se kjo komunë, ishte ndër të parat të cilat i kanë prirë ndryshimit në zgjedhjet parlamentare dhe ka dëshmuar se fryma e ndryshimit është e gjallë.
“Mbrëmë në Studeniçan, në një atmosferë të jashtëzakonshme, u mbajt tubimi qendror.
Studeniçani ishte ndër të parët që i prinë ndryshimit në zgjedhjet parlamentare, dhe u dëshmua se fryma e ndryshimit është më e gjallë se kurrë!
Jam më i bindur se kurrë se banorët e Studeniçanit janë të vendosur që më 19 tetor t’i japin mbështetje të fuqishme Sedat Bislimit, kryetarit të ardhshëm të komunës.
Me përgatitjen e tij profesionale e morale, dhe me mbështetjen e qeverisë, Studeniçani do të transformohet tërësisht!
RRETHO NUMRIN 7 – për fitore, për zhvillim, për të ardhmen!”, ka shkruar deputeti Bekim Sali

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit