Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpalosur projektin për ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair.
“Në çdo lagje, në çdo shtëpi e në çdo ndërtesë banesore, njerëzit meritojnë lehtësi dhe dinjitet në përditshmërinë e tyre. Prandaj, kemi përfshirë në programin tonë një projekt madhor: ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair.
Ky investim do të përmirësojë jetën e mijëra qytetarëve, do të lehtësojë lëvizjen e të moshuarve, nënave me fëmijë, dhe çdo familjeje që jeton në këto ndërtesa. 80 ashensorë të rinj do të bëhen realitet në objektet banesore të Çairit, janë simbol i një qeverisjeje që mendon për çdo banor dhe për çdo detaj të jetës së tij.
Ne jemi gati ta realizojmë këtë projekt dhe çdo familje në Çair ta ndjejë ndryshimin në shtëpinë e vet. Sepse Çairi ecën përpara, dhe ngjitet më lart, bashkë me qytetarët e tij!”, ka deklaruar Mexhiti.