„Këtë vit nuk kemi ah, zakonisht kemi më shumë dushk. Çdo vit kemi pasur, por këtë vit po sjellim nga jashtë, nga Serbia. Sipas analizave tona, çdo vit na rritet kërkesa – edhe ata që kanë kondicionerë, pasi e kanë provuar, përsëri po kthehen tek drutë, sepse ngrohja me dru është më e shëndetshme dhe më efikase“, tha Naim Alija – pronar i depos së druve .
Ndërsa një pjesë e qytetarëve thonë se ende ngrohen me dru, shumë të tjerë po heqin dorë nga drutë dhe po kalojnë te kondicionerët dhe peletet, pasi, siç thonë ata, ngrohja është më ekonomike.
Anketë me qytetarë:
“Druri për ngrohje është shtrenjtë, duhen 4 – 5 metra kub. Kështu e kalojmë ditën.”
“Për momentin, më ekonomike është të ngrohesh me kondicioner.”
“Me peletë.”
Për një sezon, një familje harxhon rreth gjashtë metra kub dru.
Më shumë se gjysma e amvisërive në vend ngrohen me dru, tregojnë të dhënat nga regjistrimi i fundit. Prej rreth 600 mijë amvisërive, madje 312 mijë përdorin dru për ngrohje, prej të cilave pothuajse 150 mijë janë në mjedise urbane.
Drutë mbeten burimi më i përdorur i ngrohjes – veçanërisht në mjediset urbane dhe në Shkup, ku rreth 55.000 amvisëri ende ngrohen me dru. Ndërkohë ngrohja qendrore është në dispozicion vetëm për një pjesë të popullsisë. Përkatësisht 21 për qind apo rreth 125.700 amvisëri, janë të kyçura në sistemet e ngrohjes me radiatorë.