16.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Maqedonia i ka ofruar ndihmë Bullgarisë, pas përmbytjeve katasrofike që morën jetën e katër personave

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka biseduar me homologun e saj bullgar Rumen Radev të cilit i ka thënë se vendi është i gatshëm për të ndihmuar pas përmbytjeve katastrofale në bregdetin jugor të Detit të Zi të Bullgarisë.

“Falënderoj Presidenten Gordana Siljanovska Davkova për bisedën konstruktive dhe për ngushëllimet e shprehura për viktimat e përmbytjeve në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e ofruar të Maqedonisë për të ndihmuar në kapërcimin e pasojave të katastrofës”, tha Rumen Radev.

Katër viktima janë regjistruar nga përmbytjet katastrofike në Bullgari, ndërsa qindra persona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Irena Zllatova, vullnetare për të ndihmuar në katastrofën në Bullgari tha se situata është e tmerrshme, dhe kjo mund të jetë si rezultat i gabimeve njerëzore.

“Pamja është e tmerrshme. Është e trishtueshme sepse pasojat ndoshta janë për shkak të gabimeve njerëzore. Ne ndihmojmë kryesisht duke pompuar ujin që është mbledhur”, tha Irena Zllatova, vullnetare nga “Klubi i Shpëtimit për të Ardhmen”.

Paralelisht me pastrimin e terrenit, autoritetet bullgare kanë nisur menjëherë edhe hetimet, nëse mund të ishte shmangur kjo katastrofë që shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe mori jetën e katër personave

“Është e rëndësishme të sqarohet nëse ka pasur ndërhyrje njerëzore dhe nëse katastrofa mund të ishte shmangur. Do të përcaktohet jo vetëm shkalla e dëmit, por edhe nëse komunat i kanë përmbushur kërkesat për heqjen e ndërtesave të paligjshme, ndërsa organet hetuese do të duhet të përgjigjen nëse dikush ka fituar para për të mbyllur sytë”, tha Ivan Ivanov, Ministër i Zhvillimit Rajonal të Bullgarisë.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, dhjetëra persona janë akomoduar në një nga hotelet në Sunny Beach. Askush prej tyre nuk e di se kur mund të kthehet në shtëpi, dhe një pjesë e madhe e të evokuarve janë pa dokumente dhe para

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit