16.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Zgjedhjet lokale/ LSDM mbajti tubim në Veles

Kandidatja për kryetare e komunës së Velesit nga radhët e LSDM-së, Maja Hesko, paralajmëron revolucion infrastrukturor në Veles. Shumë të rinj kanë braktisur qytetin dhe fabrikat janë mbyllur, thotë Hesko. Paralajmëron përmirësim të jetës dhe ambientit, digjitalizim të shërbimeve, rinovim të shkollave dhe çerdheve, infrastrukturë të re komunale, ndërtim të një sistemi të ri koletor dhe stacion filtrues. Përkushtim do të ketë edhe për fshatrat, tha Hesko në tubimin e mbrëmshëm të LSDM-së në Veles.

“Velesit i duhet revolucion infrastrukturor që do të thotë ndërtimin e objekteve të reja të mëdha kapitale, ura mbi Vardar në Bashino dhe Reçan dhe qarkore rreth Velesit që qyteti të mund të lirohet nga komunikacioni i dendur. Prioritet do ta kemi infrastrukturën në zonat industriale me qëllim që të tërheqim investues të rinj të cilat do të hapin vende të reja bukur të pagueshme pune. Kryetari në ikje nuk asfaltoi asnjë pëllëmbë rrugë nga rrugët në zona dhe nuk bëri asnjë metër rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit”, tha Maja Hesko – Kandidate e LSDM-së në Veles.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit