10.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Mendi Qyra: Do të jem çdo ditë pranë qytetarëve – ndryshimi për Strugën ka nisur

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka theksuar edhe një herë zotimin e tij të qartë para qytetarëve: të jetë çdo ditë pranë tyre, për t’i dëgjuar, për t’i kuptuar dhe për të punuar bashkë për një Strugë më të mirë.

“Sot, së bashku me bartësin e listës së @strugavlen, Amir Qazimi, dhe kandidatët për këshilltarë, dëgjuam nga afër shqetësimet dhe idetë e qytetarëve tanë. Ndryshimi që kemi nisur është i vërtetë – një ndryshim me vizion, me kulturë, me respekt dhe mbi të gjitha me shumë punë për Strugën që e duam,” – ka shkruar Qyra.

Në takimet e zhvilluara me qytetarët, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe përfshirjes së çdo shtrese shoqërore në ndërtimin e një Struge funksionale, moderne dhe të drejtë.

“Ndryshimi që kemi nisur nuk është vetëm premtim, por një proces që po e ndërtojmë çdo ditë, bashkë me njerëzit,” – ka përfunduar Qyra.

https://www.facebook.com/share/r/17Dv25L93U/

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit