10.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Visar Ademi: Me marrëveshje të nënshkruar, Çegrani do të ketë zhvillim dhe investime konkrete

 

Në një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Çegran, kandidati për kryetar komune, Visar Ademi, nënshkroi marrëveshjen me përfaqësuesit lokalë, duke u zotuar se pas zgjedhjeve do të realizojë kërkesat dhe nevojat e shënuara në të.

Ademi theksoi se kjo marrëveshje është dëshmi se fjala dhe veprimi ecin bashkë, duke garantuar se prioritet do të kenë projektet që prekin jetën e përditshme të banorëve – nga infrastruktura e deri te investimet për rininë dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

“Çegrani meriton më shumë. Me këtë marrëveshje ne kemi vendosur themelet për bashkëpunim dhe përmbushje të kërkesave që banorët i kanë ngritur me vite. Ky është zotim, jo vetëm premtim,” u shpreh Ademi.

Banorët e pranishëm e mirëpritën këtë hap, duke e cilësuar si një moment historik për komunitetin, i cili për herë të parë merr një garanci të nënshkruar për zgjidhjen e problemeve të tyre.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit