13.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Rrugë të lagështa – kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve

Sipas informacioneve të fundit nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por në kushte të rrugëve të lagështa për shkak të motit.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.

LAMM u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë ngasjes në zona të rrezikshme, ku ekziston rrezik për rrëshqitje të dheut apo rënie gurësh.

Kujdes i posaçëm rekomandohet për segmentet rrugore:

Katllanovë – Veles
Mavrovë – Dibër – Strugë
Vinicë – Berovë
Koçan – Dellçevë
Këto pjesë kalojnë nëpër lugina, gryka lumenjsh dhe terrene kodrinore, ku shpeshherë ndodhin rrëshqitje apo shembje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit