5.8 C
Skopje
Friday, October 3, 2025

Bora e parë në Ballkanin Perëndimor la mijëra persona pa energji elektrike

Të premten ra bora e parë në Ballkanin Perëndimor për këtë sezon dhe shumë njerëz mbetën pa energji elektrike.

Bora ka mbuluar malet në Serbi dhe Bosnje, duke rrëzuar linjat e rrymës dhe pemët.

Meteorologët në Serbi dhanë një paralajmërim për mot të lig në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, raporton AP.

Sipas tyre në zonat malore mund të bjerë më shumë se gjysmë metri borë, që mund të jetë rekord për muajin tetor.

Komuna e Ivanjicës, në Serbinë qendrore, shpalli gjendje emergjente për t’i përballuar problemet e shkaktuara nga bora.

Komunat jugperëndimore Medvegja dhe Crna Trava mbetën pa ujë të pijshëm dhe pa rrjet telefonik, sipas zyrtarëve atje.

Pak kohë më parë, në Ballkanin Perëndimor temperaturat kishin arritur deri në 30 gradë Celsius, por më pas moti u ftoh papritur.

Ekspertët thonë se këto ndryshime të forta të motit, si nxehtësia apo të ftohtit jashtë sezonit, mund të lidhen me ndryshimet klimatike.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit