11.8 C
Skopje
Monday, October 6, 2025

Mickoski propozon ndarjen e parcelave për çifte të reja në Karbinc për vetëm një euro për metër katror

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një tubimi zgjedhor në Karbinc, bëri një propozim konkret për zgjidhjen e sfidave demografike në vendbanimet rurale, duke theksuar nevojën për mbështetje të çifteve të reja dhe familjeve me shumë fëmijë.Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale me moton “Zgjedhja e vërtetë! Njeriu yt! Vendi yt! Për të ardhmen tënde!”, Mickoski vlerësoi punën e deritanishme të kryetarit aktual të Komunës së Karbincit, Viktor Paunov, dhe kërkoi që fokusi të zhvendoset nga vetëm infrastruktura, tek nxitja e jetës familjare dhe qëndrueshmërisë demografike.

“Urime për punën e bërë deri më tani, por duhet të mendojmë edhe për demografinë. Kot kemi rrugë dhe shkolla, nëse të rinjtë nuk martohen dhe nuk krijojnë familje me më shumë fëmijë”, theksoi Mickoski.

Si pjesë e vizionit të tij, ai propozoi ndarjen e parcelave për çifte të reja martuara me çmim simbolik prej një euro për metër katror, të liruara edhe nga taksat komunale.

“Në këtë mënyrë, të rinjtë mund të ndërtojnë një shtëpi dhe të krijojnë një jetë më të qëndrueshme, gjë që do të ndikojë në rritjen e natalitetit. Kjo duhet të jetë prioritet kombëtar dhe ne si qeveri do të ndihmojmë në përputhje me kompetencat tona”, deklaroi ai.

Edhe pse theksoi se bëhet fjalë për zgjedhje lokale, Mickoski shtoi se temat që trajtohen kanë ndikim më të gjerë dhe dërgojnë mesazhe edhe në nivel shtetëror.

“Këto nuk janë vetëm zgjedhje lokale, sepse përmes tyre dërgojmë sinjale edhe për drejtimin që duhet të marrë vendi. Përballë fushatës sonë, kemi vetëm shpifje, manipulime dhe një realitet të keqqeverisur që e ka varfëruar popullin. Në këto shtatë vite, nuk kanë bërë asgjë për njerëzit, përkundrazi – kanë dëmtuar proceset dhe kanë vjedhur shtetin”, u shpreh ai.

Propozimi i Mickoskit vjen si pjesë e një platforme më të gjerë për rikthimin e shpresës dhe ndalimin e migrimit të të rinjve nga zonat rurale, në një kohë kur vendi po përballet me sfida të mëdha demografike dhe sociale.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit