13.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Venko Filipçe: Nuk kemi asnjë koalicion as me BDI, as me Levicën

Kryetari i socialdemokratëve, Venko Filipçe, I pyetur nga Ora24.tv, për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me BDI-në dhe Levicën. Ai mohoi kategorikisht se LSDM ka ndonjë koalicion me BDI-në apo me Levicën.

“Nuk kemi një bashkëpunim të tillë. Fushatën tonë politike po e zhvillojmë së bashku me partinë tonë politike, me koalicionin tonë, në mënyrë autentike ashtu siç duket. Ne ofrojmë kandidatët më të mirë, këta janë njerëz që mund të marrin përgjegjësi të plotë, morale, personale, kanë kapacitet, kredibilitet, legjitimitet për të dalë para qytetarëve, për të realizuar programet që do t’i premtojnë, dhe ky është koalicioni ynë autentik – LSDM dhe partitë partnere në koalicion,” deklaroi Filipçe.

Ai theksoi se këto janë gënjeshtra të shpërndara nga kundërshtarët politikë, të cilat sipas tij nuk kalojnë më tek qytetarët.

“VMRO-DPMNE nuk ka kredibilitet të flasë për koalicione të fshehta të LSDM-së, sepse pikërisht ata kanë bashkëpunuar në të kaluarën me BDI-në dhe Levicën kur u ka konvenuar,” tha Filipçe.

Sipas tij, “nëse dikush ka bashkëpunuar në Kuvend me BDI-në për shumicë dy të tretash, ajo ka qenë VMRO-DPMNE. Dhe këtë nuk e themi ne, por funksionarë të BDI-së që publikisht kanë konfirmuar se ka pasur iniciativa për takime dhe bashkëpunim para zgjedhjeve. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shkup, ku këshilltarët e VMRO-DPMNE-së u bashkuan me Levicën për ta bllokuar qytetin.”

Filipçe përsëriti se LSDM-ja mbetet e qartë dhe e qëndrueshme: nuk ka dhe nuk do të ketë koalicion as me BDI, as me Levicën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit