20.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

Kostovski: Do të ndërtojmë dy shkolla fillore të reja në Lubanë dhe Luboten

Vizbeg, 1 Tetor 2025 – Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar ndërtimin e dy shkollave fillore të reja në vendbanimet Lubanë dhe Luboten, duke e theksuar këtë si pjesë të përkushtimit të tij për përmirësimin e kushteve në arsim.

“Pas meje është shkolla fillore e sapondërtuar në Vizbeg, e cila është një dëshmi konkrete se mundemi dhe do të ndërtojmë shkolla të reja atje ku ka më së shumti nevojë – në vend të shkollave më të vjetra në komunën tonë, konkretisht në Lubanë dhe Luboten,” deklaroi Kostovski.

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij katërvjeçar janë investuar 215 milionë denarë në arsim, duke e cilësuar këtë si një rekord historik për komunën.

Ndër investimet më të rëndësishme përmendi:

  • çanta me mjete shkollore për çdo nxënës të klasës së parë,

  • uniforma falas për të gjithë nxënësit,

  • bursa për nxënësit më të mirë,

  • kabinete informatike moderne,

  • fasada të reja për objektet ekzistuese,

  • rindërtim të plotë të oborreve shkollore,

  • ndërtim të terreneve sportive dhe këndeve të lojërave për fëmijë.

“Fëmijët tanë kanë qenë dhe do të mbeten në fokusin tonë edhe gjatë katër viteve të ardhshme,” përfundoi ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit