Sukseset e të rinjve tanë gjithmonë ngjallin emocione të fuqishme dhe inkurajojnë besimin se kemi duar të sigurta ku mund ta lëmë Maqedoninë dhe të besojmë në një të ardhme më të mirë. Prandaj, e rritëm mbështetjen ndaj të talentuarve, në mënyrë që ata të ndiejnë kujdes të mjaftueshëm nga shteti, të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë në zhvillimin e tij.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencën e organizuar nga Instituti i Kimisë pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, ku u prezantuan sukseset e nxënësve maqedonas dhe mentorëve të tyre të arritur në olimpiadat ndërkombëtare shkencore në fushën e kimisë gjatë këtij viti kalendarik.