14.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Mexhiti: Çairi po hyn në një epokë të re zhvillimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se kërkesat e qytetarëve po shndërrohen me shpejtësi në projekte konkrete dhe investime të prekshme në terren, gjatë një takimi me banorët e lagjes Dizhon.

Mexhiti tha se rruga që lidh lagjen Dizhon me “Ferid Murati” është ndërtuar në një afat rekord prej vetëm 10 ditësh.

“Para vetëm dy javësh, në një konak me banorët e Dizhonit, ata ngritën shqetësimin për rrugën që lidh lagjen me ‘Ferid Murat’. Kjo rrugë u ndërtua brenda një afati rekord prej vetëm 10 ditësh dhe sot është funksionale, ashtu siç e meritonin qytetarët”, theksoi Mexhiti. Ai vlerësoi këtë rast si dëshmi të qartë të fuqisë së bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

“Ky është shembulli më i mirë se kur qytetarët flasin dhe institucionet punojnë, rezultatet vijnë menjëherë” theksoi Mexhiti, pasiqë sipas tij Çairi po hyn në një fazë të re zhvillimi, falë koordinimit mes pushtetit lokal dhe atij qendror.

“Çairi po sheh më në fund investime të mëdha dhe zhvillim. Ky është veç fillimi i një epoke të re, ku bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror po e çon komunën drejt një transformimi të madh”, sqaroi ai. Më tej, ai theksoi vizionin dhe përkushtimin e tij për banorët e komunës.

“Detyra ime është të siguroj kushte të denja për çdo banor të Çairit, nga Dizhoni e deri në çdo lagje tjetër. VLEN, sepse vlen të jetosh me dinjitet! Me vullnet, punë dhe vizion, Çairi ec përpara” potencoi Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit