Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, të bëra gjatë konventës së Aleancës së Qytetarëve për Integrim (AKI) të mbajtur në Shkup.
Në fjalimin e tij, Ahmeti përdori termin “zagarë”, duke iu drejtuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me fjalët: “Shqiponjat nuk zihen me zagarë”, një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe në radhët e spektrit politik shqiptar.
Reagimi i Bekim Salit ishte i menjëhershëm:
“Ty Musa Xhaferi mund të të durojë dhe ta falë kur e shan. Por shqiptarëve t’u thuash zagarë – kjo nuk falet, kjo nuk harrohet!”, tha deputeti, duke lënë të kuptohet se fyerjet e tilla nuk kanë vend në diskursin politik dhe janë të papranueshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.