Vizita e kandidatit për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN te Klubi i Mundjes Liria ishte një moment i veçantë, ku ai vlerësoi lartë historinë dhe sukseset e këtij kolektivi sportiv.
Ai shtoi se si kryetar i ardhshëm i Komunës së Çairit, prioritet i tij do të jetë mbështetja e sportit, krijimi i kushteve më të mira për të rinjtë dhe valorizimi i klubeve me traditë si Liria, të cilët ndër vite kanë ngritur lart jo vetëm emrin e tyre, por edhe flamurin shqiptar në arenat ndërkombëtare.
“Sporti është mjet edukimi, afirmimi kombëtar dhe bashkimi i shoqërisë sonë. Liria mbetet një nga kolektivet më të suksesshme, ndaj do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë të plotë,” përfundoi ai.