Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, thekson se ndryshimi që kërkojnë qytetarët nuk është vetëm fjalë, por një plan i qartë dhe konkret për transformimin e qytetit.
Projektet e tij përfshijnë rregullimin e rrugëve hyrëse, ujësjellësin dhe kanalizimin, plazhet dhe parqet, çerdhen, infrastrukturën sportive, portin në liqen si dhe mbjelljen e 8,000 pemëve.
“Çdo projekt është një hap drejt një Struge të re – të pastër, funksionale dhe me jetë për të gjithë,” – theksoi Qyra, duke ftuar qytetarët të shfletojnë detajet e planit të tij.
https://www.facebook.com/share/p/16z29siPLq/