Shuhet sopranoja e njohur shqiptare, Luiza Çako!
Luiza Çako Papa ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ajo ishte bashkëshortja e ikonës së muzikës operistike Gaqo Çako, dhe nëna e kantautorit të njohur, Pirro Çako.
Ajo la pas një kontribut të vyer në kulturën muzikore, duke interpretuar një sërë rolesh kryesore në vepra operistike brenda dhe jashtë Shqipërisë.