Strugë, 28 shtator – Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, sot mori pjesë në festimet e organizuara në fshatin Jabllanicë me rastin e së Dielës së Madhe.
Në këtë ditë të shënuar, e cila në Jabllanicë kremtohet në një mënyrë të veçantë, Qyra pati mundësinë të takohet nga afër me banorët dhe të përcjell urimet e tij për shëndet, gëzim dhe jetë të gjatë.
“Festa e të Dielës së Madhe është një traditë e bukur që na bashkon dhe na kujton rëndësinë e respektit dhe harmonisë. Gëzuar edhe për shumë vite!” – u shpreh Qyra.
https://www.facebook.com/share/r/19xfMRBGNB/





