16.8 C
Skopje
Saturday, September 27, 2025

Në Tearcë të Tetovës shënohet dita e fasules

Me një manifestim kulturor e artistik, për të trembëdhjetën herë me radhë, në Tearcë të Tetovës shënohet dita e fasules. Mjeshtri i zierjes së fasules Dobre Nikollovski, thotë se e veçantia e fasules që zihet sot, është se ajo bëhet kajmak e shijshme.

“Kjo groshë është kajmak. Shumë mirë i zier, me mish viçi, me qepë, hudhër, biber, karotë dhe krejt kjo zihet dy ore apo tre, që të bëhet kajmak grosha. Grosha na shton jetën, e tradita bashkëjetesën dhe i kënaqemi kësaj dite”, tha Dobre Nikollovski, Kuzhinier.

Grosha nuk është e vetmja që do zihet sot në Tearcë. Ka edhe një gatim tjetër që është shumë i mirë i njohur e tradicional. E kam afër meje zotëri Adem Alitin këtu që do kujdeset për ëmbëlsirën. Na thuaj atëherë çka përgatit?”

“Atëherë unë po përgatis hallvën, është tradicionale e mbetur nga kohërat e vjetra, dhe e bëjmë në ditën e groshës bashkë edhe ëmbëlsirën. Jam tu bë hallvë për të paktën 350 persona”, tha Adem Aliti, Kuzhinier.

Nuk mungonin as banorët, që mezi prisnin ta provojnë groshën, ndërsa banorët e Tearcës por edhe nxënësit, kishin përgatitur edhe ëmbëlsira të tjera për vizitorët.

“Rëndë gjendet grosha e Tetovës, por kur e blejmë të gjithë thonë është i Tetovës, edhe i avganistanit me qenë, por nëse jo tjetër emri ka mbet”, tha një banor.

“E përdorim groshën si se përdorim. Gatuajmë shpesh groshë por është bë 400 denar”, u shpreh një tjetër banor.

“Groshën e përdorim shumë gjithë njerëzit po është bë çmimi i lartë i groshës është bë sa mjalti, megjithatë njerëzit e pëlqejnë shumë e hanë”, theksoi një tjetër banor.

Organizatori këtij manifestimi, shpreson se në të ardhmen kjo do të bëhet tradicionale, ndërsa kërkon nga institucionet që të futet në agjendën e tyre të financimit dhe organizimeve vjetore.

“Përveç degustimit të groshës në ngjarje do ketë edhe shoqëri kulturore artistike, pra Xheladin Zeqiri dhe Jeni Hajat nga Tetova…Kemi edhe ekspozitë nga shkollat, prodhime bujqësore të Sharrit dhe lojëra të ndryshme për të rinjtë. Sivjet do e jenë edhe të ministrisë së bujqësisë dhe shpresojmë që të vetëdijsohen sivjet që në ardhmëri këtë ngjarje ta vendosin në programet e tyre për mbështetje të shoqatave dhe organizatave që implementojnë aktivitete të ngjashme”, tha Metin Muaremi, CED.

Ata që më shumë iu gëzuan Ditës së Groshës, ishin fëmijët, të cilët zunë të parët vendet e tyre dhe po prisnin ta shijojnë groshën./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit