17.8 C
Skopje
Saturday, September 27, 2025

Straçincë: 50-vjeçari arrestohet me 90 degë kanabis të cilat i mbante në shtëpi

“Më 26.09.2025 rreth orës 19:00, në fshatin Straçincë, rajoni i Shkupit, punonjës policie nga Njësia e Policinsë Interventuese pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria S.I. (50) nga i njëjti fshat. Më parë, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, punonjësit e Njësisë për Policinë Interventuese kanë vërejtur se nën çatinë e shtëpisë së personi në fjalë kishte të varura degë dhe karcyll në tufa të bimës kanabis. Më pas, me urdhër gjyqësor, Njësia për Tregti të Ndaluar ka kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan 90 degë të bimës kanabis dhe dy qese me degë më të vogla të të njëjtës bimë. Personi është mbajtur në Stacionin Policor “Gazi Baba” dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet padi”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit