Zjarrfikësit me ndërhyrje të menjëhershme nuk lejuan që të përhapet zjarri i madh që shpërtheu mbrëmë në qendrën e Negotinës, deklaroi mëngjesin e sotëm për MIA-n, kryetari i Komunës së Negotinës, Goran Stojanov.
Bëhet fjalë për një zjarr që përfshiu një hapësirë tregtare e cila këto ditë pritej të fillonte punën, ndërsa gjatë zjarrit janë evakuuar edhe banorët përreth.