Bartësi i listës për Tetovën, Albi Qamili, ka vlerësuar ndryshimin rrënjësor të rrugës kryesore në Poroji, një zonë që për dekada të tëra ishte simbol i neglizhencës së komunës.
“Për dekada të tëra, Poroji ishte simbol i haresës dhe neglizhencës së komunës së Tetovës. Sot, pas katër vitesh qeverisje të Bilall Kasamit, rruga kryesore është rindërtuar sipas të gjitha standardeve dhe është bërë pasqyra më e bukur e transformimit. Nga simbol i neglizhencës, Poroji është kthyer në simbol të krenarisë,” ka thënë Qamili.
Ky ndryshim thelbësor, sipas tij, është shembull i qeverisjes ndryshe dhe një dëshmi e rezultateve konkrete për qytetarët e Tetovës.