18.8 C
Skopje
Friday, September 26, 2025

Ambasadori Meidani priti prof. dr. Avzi Mustafën në Ambasadën e Shqipërisë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka pritur në një takim të veçantë prof. dr. Avzi Mustafën, një nga figurat më të shquara të arsimit shqiptar dhe mendimit pedagogjik në vend. Në takim ishte i pranishëm edhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë, z. Imer Selmani.

“Pata kënaqësinë të pres në Ambasadë prof. dr. Avzi Mustafën, një figurë e shquar e arsimit shqiptar dhe mendimit pedagogjik në Maqedoninë e Veriut dhe një mik i rregullt i Ambasadës sonë,” tha ambasadori Meidani.

Gjatë bashkëbisedimit, prof. Mustafa ndau reflektime mbi zhvillimin e arsimit shqip, avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në jetën publike, si dhe përpjekjet historike për unifikimin e Abetares shqipe.

Me një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e brezave dhe në promovimin e trashëgimisë sonë gjuhësore, prof. Mustafa do të jetë një zë i çmuar në organizimin e aktiviteteve përkujtimore për Kongresin e Manastirit,” theksoi ambasadori Meidani.

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit