Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, G-Bani ka ngushëlluar Gjestin për lajmin tragjik që ka kapluar sot familjen e tij, vdekjen e vëllait të vogël në aksident.
Në një videomesazh në Instagram, G-Bani thotë se është i trishtuar për këtë humbje dhe se i qëndron pranë Gjestit, me të cilin janë njohur si konkurrentë në Big Brother Vip Albania 4.
Ndërkohë sot pritej dhe publikimi i një materiali të ri muzikor të tij, por ai ka thënë se kjo do të shtyhet pas kësaj tragjedia, si shenja më e vogël që mund të bëjë për mikun e tij.
“Sapo mora vesh nga një njeri imi që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e vet. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta.
Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.”
Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”, shprehet ai.