Biblioteka Linkest në Manastir organizon një ngjarje të veçantë kulturore kushtuar gruas shqiptare, në bashkëpunim me Klubin e Librit të Strugës. Në qendër të aktivitetit do të jetë libri i autorit Mihallaq Konda – “Gruaja shqiptare”.
Ky aktivitet synon të sjellë një pasdite diskutimi, reflektimi dhe respekti për rolin e gruas shqiptare në historinë dhe kulturën tonë. Organizatorët theksojnë se ngjarja do të shërbejë si një hapësirë dialogu për të vlerësuar kontributin dhe rëndësinë e saj ndër vite.
Eventi mbahet më 27 shtator 2025 në ambientet e Bibliotekës Linkest në Manastir, duke filluar nga ora 15:00.