Koreja e Veriut është në “fazën përfundimtare” të zhvillimit të një rakete balistike ndërkontinentale që mund të godasë Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore, tha Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae-myung gjatë një vizite në Bursën e Nju Jorkut, sipas raportimeve të medias së Seulit.
“Si për të fituar ndikim në bisedimet me Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për të forcuar regjimin e saj, Koreja e Veriut ka vazhduar të zhvillojë raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) të afta për të transportuar armë bërthamore në Shtetet e Bashkuara”, vuri në dukje Lee.
Sipas Lee, Pheniani “nuk duket se ka pasur sukses ende, por thuhet se është në fazën përfundimtare”.
Seuli dhe aleatët e tij perëndimorë nuk kanë arritur të ndalojnë programin e armëve të Koresë së Veriut, ndërsa udhëheqësi Kim Jong-un ka siguruar se nuk do të heqë dorë kurrë nga arsenali i tij bërthamor.A2CNN