Banorët e Tetovës nga dita e sotme nuk do kenë nevojë më të shkojnë në komunë apo në Banka të presin radhë për të paguar tatimin e pronës, faturat e ndërmarrjes publike, apo biletën për parkim e autobus. Komuna e Tetovës sot promovoi aplikacionin e ri “TE CLICK” përmes të cilit, banorët do të mund të kryejnë pagesa të ndryshme të obligimeve ndaj komunës, DHP-së apo Ndërmarrjes Publike, nga telefoni celular apo kompjuteri.
“Sot kemi promovuar dy shërbime shumë të rëndësishme për komunën e Tetovës, fjala është [për aplikacionin Te CLICK, dhe bëhet fjalë për parkimin e qytetit apo tatimin në pronë. Risia është se jemi komuna e vetme në Maqedoni, ku qytetarët do të mund përmes aplikacionit të shohin nëse ndonjë X veturë ka kryer pagesën apo jo, dhe nëse ka vende të lira parkimi në parkimin zonal. Përmes tatimit të pronës, qytetarët do të mund të gjenerojnë fletëpagesa elektronike, të shohin pronat e tyre dhe do kenë qasje të shohin se ato prona janë vlerësuar nga komuna e Tetovës. gjithë qytetarët por edhe mërgimtarët tanimë nuk do enden poshtë e lartë por përmes një kliku do mund të kryejnë këto obligime”, tha Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës. / Alsat.mk