Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar sot Platformën e Unifikuar digjitale të Tetovës, “TE KLIK”, e cila mund ta gjendet në iOS dhe Android.
“Kam kënaqësinë ta promovoj Platformën e Unifikuar digjitale të Tetovës, “TE KLIK”, të cilën mund ta gjeni në iOS dhe Android. Qytetarët do të mund t’i gjejnë të gjitha shërbimet komunale në këtë platformë, do ta lehtësojë funksionimin e përditshëm, por edhe do të mundësojë qasje transparente për qytetarët në punën e Komunës.Për herë të parë, qytetarët do të mund ta paguajnë parkimin online nëpërmjet aplikacionit, do të mund t’i shohin vendparkimet e lira në aplikacion, informacione për kohën e lirimit të parkimit dhe shumë të tjera.Aplikacioni mundëson edhe shumë shërbime të lidhura me pronën: Tatimi në pronë mund të kryhet online, duke gjeneruar fletpagesa drejtpërdrejt nga aplikacioni. Mund ta shohin pronën e tyre dhe shumë informacione të tjera të nevojshme.
Jam shumë krenar që Tetova bëhet komuna e parë në nivel republikan që ofron këtë sistem inovativ dhe unik.
Kështu, hap pas hapi, po krijojmë Tetovën moderne, europiane dhe digjitale, e fokusuar në transparencë dhe llogaridhënie dhe në hap me kohën.
Edhe më shumë në Kapitullin e Dytë të zhvillimit”, ka deklaruar Kasami.