31.8 C
Skopje
Wednesday, September 24, 2025

Kryeparlamentari Gashi takohet me drejtorin e NDI-së për forcimin e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare

Sot, kryeparlamentari Afrim Gashi zhvilloi një takim koordinues me Drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Robert Scott Heaslet, ku u diskutuan aktivitetet e deritanishme dhe planet për projekte të përbashkëta. Qëllimi i bashkëpunimit është forcimi i kapaciteteve parlamentare, rritja e transparencës dhe angazhimi më i madh i qytetarëve në proceset demokratike.

Në lidhje me këtë takim, Gashi shkruan në statusin e tij në rrjetet sociale:

 

 

“Pata një takim të rregullt koordinues me Drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Robert Scott Heaslet. Trajtuam aktivitetet e deritanishme dhe diskutuam për planet dhe projektet e përbashkëta që synojnë forcimin e kapaciteteve parlamentare, transparencës dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset demokratike.”

 

Ky takim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kuvendit për të fuqizuar institucionet demokratike dhe për të garantuar që qytetarët të kenë një rol aktiv në vendimmarrje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit