Dy ambulanca me ekipe mjekësore u vendosën sot në Trubarevë për të kryer skrining të organeve të frymëmarrjes. Një grumbull qytetarësh prisnin me radhë për të kryer ekzaminimet mjekësore.
Irina Angelovska, pulmologe tha se pasi i kontrollojnë pacientët ju rekomandojnë nëse kanë nevojë për trajtim mëtejshëm mjekësor apo jo, ndërsa EKG-ja tha se kryhet vetëm tek ata pacientë për të cilët është e nevojshme.
“Në bazë të analizave tona i orientojmë për analiza të mëtejshme dhe kur të kryhet skriningu, analizat e rezultateve do t’i merrni nga Ministria e Shëndetësisë.. Gjithkund bëhet pikflumetri që është e nevojshme për skrining, që d.m.th pacientët fryjnë në një pajisje të quajtur pikflumetri, bëhet edhe EKG sipas nevojës. Nuk e bëjmë EKG-n tek të gjithë për shkak të kohës por tek ato që duhet bëjmë EKG”, deklaroi Irina Angelovska, Pulmologe.
Ndërkohë, qytetarët shprehen të pakënaqur me kontrollet që kryhen. Sipas tyre, kontrollet duhej të ishin më të specializuara.
“Gjysmë ore, gjysmë ore edhe më shumë presim këtu. Nuk incizojnë këtu, vetëm tension, unë e bëjë vetë matjen e tensionit në shtëpi, ndërsa në televizion thoshin shkoni do të bëjnë matjen… por asgjë nga kjo nuk ka, asgjë. Do të shkoj, për tension unë në shtëpi do e bëj matjen e tensionit”, u shpreh një qytetar.
“Njësoj, njësoj, e njëjta pyetje, siç thotë ai, ka pajisje për matjen e tensionit, do e bëj matjen e tensionit por unë e di se si është, unë mendova se mushkëritë do ti incizojnë, do t’i shikojnë organet e frymëmarrjes, mushkëritë, por asgjë. Mendoni se nuk është e mjaftueshme? Epo nuk është e mjaftueshme , me siguri që s’është e mjaftueshme”, tha një tjetër qytetar.
“Asgjë, bëjnë matjen e tensionit, dhe bëjnë kontrolle në mushkëri dhe të thonë merr frymë dhe kjo është e gjitha. Mendoni se kjo nuk është e mjaftueshme? Nuk e di atë, nuk mund ta them unë këtë”, theksoi një qytetar.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se skriningu bëhet për të konstatuar nëse qytetarët e Trubarevës dhe zonës për rreth kanë probleme shëndetësore me organet e frymëmarrjes për shkak të ndotjes nga zjarri në depon e mbetjeve elektronike. Qytetarët që kanë probleme do të trajtohen më tej në Klinikën e Pomologjisë.