Ministria e Shëndetësisë tashmë ka marrë raportin nga Inspektorati Shëndetësor Sanitar për vdekjen e vajzës 7 vjeçare nga Tetova. Në raport theksohet e gjithë procedura e trajtimit të 7 vjeçares dhe në cilat institucionet shëndetësore ka marrë ndihmë mjekësore. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se kanë formuar një ekip prej tre ekspertësh i cili do ta analizojë pjesën klinike. Nëse ka lëshim mjekësor tha se do të ketë edhe përgjegjësi.
“Ne kemi krijuar, si ministri kam krijuar edhe tre anëtarë, ekspertë të cilët sot apo nesër do të shkojnë atje dhe do ta analizojnë pjesën klinike të kësaj procedure, pas asaj do të dalim me informata….Kemi thënë se Ministria do të udhëhiqet me transparencë dhe me përgjegjësi për secilin nga ne në momentet që do të konstatohet një gjë e tillë”, deklaroi Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.