18.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Darsko Kostovski: Fillon projekti historik i ujësjellësit për Luboten dhe Lubancë

Kryetari aktual i Komunës së Butelit dhe kandidati për mandatin e ardhshëm, Darko Kostovski, ka njoftuar nisjen e projektit të shumëpritur për ndërtimin e ujësjellësit për vendbanimet Luboten dhe Lubancë.

“Njerëzit e vlerësojnë punën e ndershme dhe të përgjegjshme. Po realizojmë projekte edhe për gjëra që nuk i kemi premtuar. Në Luboten po rindërtojmë rrugë që nuk janë prekur që nga viti 1998,” deklaroi Kostovski.

Ai shtoi se ndërtimi i ujësjellësit, një projekt i premtuar për dekada me radhë nga qeveritë e mëparshme, tashmë do të bëhet realitet.

“Po punojmë ndershëm dhe sinqerisht për të gjithë qytetarët e komunës sonë,” përfundoi Kostovski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit