24.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

NATO forcon mbrojtjen e infrastrukturës energjetike të Kosovës pas sulmit në Ibër-Lepenc

KFOR ka shpallur zonë të ndaluar për fluturime mbi infrastrukturën energjetike të Kosovës, me fokus ndaj dronëve, masë që hyri në fuqi më 1 shtator. Vendimi pason sulmin terrorist të 29 nëntorit 2024 në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok, ku u përdorën rreth 20 kg eksploziv për të dëmtuar një nyje kritike të ujësjellësit dhe furnizimit të termocentraleve të KEK-ut.

Sipas Gurakuç Kuçit, ky është një sinjal se NATO e trajton infrastrukturën energjetike të Kosovës si pjesë të mbrojtjes kolektive, duke e cilësuar çdo tentativë destabilizimi si çështje sigurie euroatlantike.

Shkrimi i plotë:

NATO forcon mbrojtjen e infrastrukturës energjetike të Kosovës pas sulmit në Ibër-Lepenc

KFOR ka shpallur zonë të ndaluar për fluturime mbi infrastrukturën energjetike të Kosovës (KEK), me fokus të veçantë ndaj dronëve. Ky vendim, që hyri në fuqi më 1 shtator, vendos një regjim të ri mbrojtjeje ajrore mbi një nga shtyllat themelore të sigurisë së vendit.

Më 29 nëntor 2024, Kosova u përball me një sulm terrorist në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ku u përdorën rreth 20 kg eksploziv për të dëmtuar një nyje kritike që furnizon me ujë të pijshëm popullatën dhe me ujë ftohës termocentralet e KEK-ut. Hetimet zbuluan prova të shumta dhe çuan në disa arrestime.

Ky sulm tregoi se lufta hibride e Serbisë nuk kufizohet në presion diplomatik apo propagandë, por synon drejtpërdrejt infrastrukturën kritike të Kosovës, energjinë, ujin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Prandaj, vendimi i KFOR-it duhet të shihet si vendim i NATO-s, që demonstron se aleanca e ka rritur vëmendjen ndaj Kosovës dhe e trajton infrastrukturën energjetike si pjesë të arkitekturës së mbrojtjes kolektive.

Ky është një mesazh i qartë strategjik se çdo tentativë për destabilizim në Kosovë nuk është thjesht më çështje vendore, por çështje sigurie euroatlantike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit