Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,
Sot jemi këtu para Komunës së Likovës për të ngritur zërin kundër një fenomeni të shëmtuar që po e përcjell këtë qeverisje lokale: keqpërdorimi i tenderëve publikë për interesa familjare dhe klienteliste.
Dje në media në gjuhën shqipe u publikua një skandal i radhës i kryetarit Arifi, në lidhje me tenderimet që komuna e Likovës i ka dhënë komapanisë Aliaska Dooel, e që rezulton që kjo kompani është në pronësi të kushërinjëve të Erkan Arifit.
Nga faktet e prezantuara nga ana e mediumeve, prej kur Erkan Arifi mori drejtimin e komunës, kompania Aliaska DOOEL, në pronësi të kushëririt të tij Naim Arifi, ka përfituar rreth 200 mijë euro drejtpërdrejt nga komuna dhe nga institucionet që janë në kompetencë të saj.
Këto mjete publike janë ndarë nga institucione si:
● Çerdhja “Rrezja” në Orizare
● Gjimnazi “Ismet Jashari”
● Shkolla fillore “Faik Konica” në Sllupçan
● Shkolla fillore “Kultura” në Mateç
● Shkolla fillore “Anton Zako Çajupi” në Hotël
● Shkolla fillore “7 Marsi” në Opajë
● Shkolla fillore “Dituria” në Likovë
dhe të tjera.
Pra, përmes këtyre tenderëve, paratë e qytetarëve të Likovës po përfundojnë në kompaninë e familjarëve të kryetarit të komunës. Ky është një konflikt i pastër interesi, i cili duhet të hetohet nga organet kompetente.
Kjo nuk është vetëm çështje morale, por edhe ligjore. Ligji për Konflikt Interesi është shkelur.Gjithashtu edhe ligji për furnizime publike, parashikon që procedurat e tenderimit duhet të jenë të ndershme, transparente dhe pa favorizim. Në vend që të mbrojë interesin publik, kryetari Arifi ka lejuar që tenderët kryesorë të përfundojnë tek kushërinjtë e tij.
Të nderuar qytetarë,
Ata nuk po i vjedhin vetëm paratë e Komunës. Ata po vjedhin ujin e pijshëm për Likovën, po vjedhin shëndetin e fëmijëve tanë. Po vjedhin mirëqenien, zhvillimin, ardhmërinë tonë.
I bëjmë thirrje organeve kompetente,Revizioni Shtetëror dhe Policisë Financiare, të hetojnë këto dyshime për keqpërdorim të tenderëve dhe prokurimeve publike.
Është koha që ta bëjmë ndryshimin e madh edhe në Likovë. Likova Meriton respekt dhe dinjitet. Banorët meritojnë një komunë që kujdeset për të gjithë, e jo komunë të uzurpuar nga familja Arifi dhe disa vazalë të tij.
Me Nexhmedin Sadikun, Likova do të punojë për qytetarët, jo për të afërmit e kryetarit dhe rrethit të ngushtë të tij.
Ju faleminderit
Video:
https://www.swisstransfer.com/d/014fb1fe-2c28-438c-a4a7-1e7754f0778f