29.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Punë dhe përkushtim në Çair, Mexhiti sjell pamje nga ndërtimi i fushës ndihmëse të FC Shkupit

 

Në Çair po vijojnë punimet për ndërtimin e fushës ndihmëse në kuadër të kompleksit sportiv të FC Shkupit.

Kandidati për kryetar i Komunës së Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti, ka ndarë pamje nga terreni, me mesazhin e tij: “Mirëmëngjes! Punë dhe përkushtim!”.

Fusha do të ketë sipërfaqe prej 4644 m², me përmasa 80 x 50 metra dhe po ndërtohet sipas standardeve të FIFA-s. Ajo do të pajiset me bar artificial modern, sistem drenazhi atmosferik dhe ndriçim të plotë, duke garantuar kushte optimale për stërvitjet dhe garat sportive.

Ky investim është dëshmi e vizionit për të sjellë zhvillim të vazhdueshëm në Çair, sidomos në fushën e sportit dhe rinisë.

“Çdo ditë punohet për ta bërë Çairin një vend më të mirë për të rinjtë tanë,” ka theksuar Mexhiti në të gjitha paraqitjet e tij publike para qytetarëve gjatë prezantimit të vizionit dhe programit të tij për udhëheqjen e Çairit në një mandat të ri katërvjeçar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit