23.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Konferencë “Korrupsioni sistematik – kërcënimi më i madh i sigurisë”

“Korrupsioni sistematik – kërcënimi më i madh i sigurisë: Qasja strategjike e sigurisë për zgjidhjen e sfidave të ndërlikuara”, është tema e konferencës së 16-të ndërkombëtare shkencore që në organizim të Fakultetit për Siguri në Shkup, do të mbahet sot në Klubin e deputetëve.

Në hapjen e konferencës janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, prof.dr. Igor Nedellkovski, rektor i Universitetit “Shën Kliment i Ohrit – Manastir dhe prof. dr. Jonçe Ivanovski, dekan i Fakultetit për Siguri-Shkup.

Fjalime do të mbajnë edhe ekspertët nga fusha: prof.dr Miodrag Laboviq (Fakulteti për Siguri-Shkup, prof.dr. Uglesha Zvekiq (Nisma globale ndaj krimit të organizuar transnacional) dhe prof.dr. Filip Ejdus (Fakulteti i Shkencave Politike-Beograd), njoftoi Fakulteti për Siguri-Shkup.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit