23.8 C
Skopje
Tuesday, September 23, 2025

Muhamed Elmazi: Kondova dha mesazhin, ndryshimi është rruga jonë

Kandidati i VLEN për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi ka deklaruar se takimi me qytetarët në fshatin Kondovë dha mesazhin se ndryshimi është rruga e Sarajit.

“Takimi spontan në Kondovë u shndërrua në një tubim të madh zemrash.

Së bashku me zv.kryeministrin e parë, Izet Mexhitin, ndjemë përqafimin e sinqertë të banorëve që gjithmonë kanë qenë pjesë e fitoreve të mëdha.

Kondova e guximit dhe e vendimeve historike, sot na dha edhe njëherë mesazhin e qartë: ndryshimi është rruga jonë dhe fitorja është e pashmangshme”, shkruan Elmazi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit