18.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Mexhiti: Prurjet e reja në VLEN janë garanci për një Çair të suksesshëm

Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në një takim znj. Filiz Ndocin, magjistre në Shkencat Politike dhe Diplomaci, së bashku me një grup grash të guximshme që vendosën t’i bashkohen VLEN-it.

Mexhiti theksoi se shpesh gratë në politikë mbeten të padukshme dhe roli i tyre nuk vlerësohet siç duhet, megjithatë kontributi i tyre është vendimtar për zhvillimin e shoqërisë.

Mexhiti gjithashtu ka thënë se kur gratë marrin hapësirë dhe vëmendje, çdo vendim ndryshon, duke sjellë perspektiva të reja, ndjeshmëri ndaj problemeve reale dhe vendosmëri për t’i adresuar ato.

“Politika pa gratë është e mangët. Për të ndërtuar një komunitet të fortë dhe të drejtë, nevojiten zëra si këto gra, që të jenë të pranishme dhe të vendosura. Sepse kur gratë përfshihen, ndryshimi bëhet real dhe i qëndrueshëm,” është shprehur Mexhiti.

Ky takim, sipas Mexhiti është dëshmi se VLEN po ndërton një politikë gjithëpërfshirëse, ku gratë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por faktorë kyç të ndryshimit në Çair dhe më gjerë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit