Deputetja e VLEN, Imerlije Saliu, ka shpërndarë një mesazh domethënës në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e shembullit personal në edukimin e brezave të rinj.
“Pasuria më e madhe për fëmijët nuk janë këshillat që u japim, por gjurmët që lëmë në rrugët që ndjekim,” ka shkruar ajo në Facebook.
Ky mesazh vjen si një thirrje për të gjithë prindërit dhe shoqërinë, që fëmijëve t’u lëmë më shumë vepra sesa fjalë.