30.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Arrestohet 35-vjeçari nga Kondova, ia vuri flakën veturës /VIDEO

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar një 35-vjeçar nga fshati Kondovë e Shkupit, pasi i njëjti ia ka vënë flakën një veture.

Ai është zbuluar nga kamerat e sigurisë së objekteve afër, ndërkaq pamjet u publikuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Privohet nga liria një burrë nga rrethina e Shkupit për djegien e një automjeti, i është caktuar paraburgim

Më 20.09.2025, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria A.G. (35) nga fshati Kondovë, Shkup, pasi i njëjti ditën e njëjtë, rreth orës 09:00 në Kondovë, duke përdorur benzinë, dogji automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të Sh.ĢJ. (51) nga Kondova. SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.G. për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit