Kryeminstri, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të Shtëpisë për të moshuar në Komunën Zërnovcit.
Sipas projektit, objekti do ketë një sipërfaqe prej 1600 metrash katrorë, ndërsa kapaciteti i shtëpisë është 64 shtretër.
Ky është një investim privat i kompanisë “Eko Pak Hit” – Koçan, ndërsa Komuna e Zërnovcit e ka realizuar të gjithë procedurën për marrjen e mendimit pozitiv nga Qeveria për shfrytëzimin e tokës ndërtimore.
Projekti paraqet një projekt jetik me karakter rajonal, duke u kujdesur për mbrojtjen sociale të banorëve tanë më të moshuar.