23.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Valbona Adili Emini: “Dhuna ndaj grave është akti më i shëmtuar i njerëzimit, shteti duhet të veprojë me masa konkrete!”

Deputetja e VLEN, Valbona Adili Emini, ka reaguar fuqishëm kundër fenomenit të dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke e quajtur atë një nga aktet më të shëmtuara të njerëzimit dhe një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Sipas saj, dhuna ndaj grave është pasojë e marrëdhënieve të pabarabarta ndërmjet burrave dhe grave, që historikisht kanë çuar në diskriminim dhe dominim të grave. “Dhuna nuk është vetëm çështje shoqërore, por edhe një problem i thellë shëndetësor që shpesh rezulton me pasoja fatale, duke cenuar dinjitetin dhe mirëqenien e viktimave,” u shpreh Emini.

Ajo theksoi se shteti ka obligim të marrë masa të qarta ligjore dhe praktike për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e përsëritjes së rasteve të dhunës. Deputetja apeloi që çdo formë dhune – fizike, psikike apo verbale – të dënohet pa kompromis.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit