Pak më shumë se 65,000 denarë do të duhen, që një familje prej katër personash të kalonte muajin shtator, kjo sipas të dhënave nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila llogarit koston e jetesës.
Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin gusht, e cila është 65.507 denarë, ka një rënie prej 430 denarë. Sindikalistët gjithashtu vërejtën një rënie të kostove të ushqimit në baza mujore prej 670 denarësh.