22.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Mexhiti: Çairi në fokus të zhvillimit, rrugë të reja, çerdhe moderne dhe qendra sportive

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot në mëngjes përmes një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook, ka përshëndetur qytetarët shkurt me “Mirëmëngjesi”, duke e shoqëruar këtë me prezantimin e projekteve madhore që po transformojnë Çairin.

Mexhiti në këtë video ka theksuar se prioritet mbetet infrastruktura moderne.

“Ne duam rrugë më të mira, duam në këtë mandat ta mbyllim njëherë e përgjithmonë çështjen e infrastrukturës nëntokësore në Çair.”

Ai gjithashtu ka prezantuar projektet që tashmë kanë nis në terren, si rregullimi i ujësjellësit në rrugën Bajram Shabani në lagjen Gazi Babë dhe realizimi i rrugës Banatska në Fushë Tophanë, të dy këto projekte të mbështetura nga Qeveria.

Ndërkohë, Mexhiti paralajmëroi transformimin e plotë të rrugës Ferid Murati dhe pjesërisht rrugën Llazar Tërpevski, në gjatësi prej 1 kilometri, duke premtuar një rrugë moderne që do ta lehtësojë komunikimin urban. Po ashtu, ai theksoi se ndërtimi i dy çerdheve të reja “Borëbardha” dhe “Vesëza”, me kapacitet prej 300 fëmijësh secila, do të vendos standarde të reja për mirëqenien e fëmijëve dhe prindërve të Çairit.

Në planin e gjelbër dhe energjetik, vizioni i tij është që çdo ndërtesë pa efikasitet energjetik të ketë mundësi aplikimi për subvencionim dhe të përfitojë një fasadë të re, moderne dhe kursimtare në energji. Një tjetër projekt ambicioz është transformimi i pishinës së braktisur sportive në një qendër moderne sportive dhe rekreative, që Mexhiti e cilësoi si “projektin më të madh sportiv në historinë e Çairit”.

Me këto projekte konkrete, të mbështetura në terren, Mexhiti po e projekton një Çair të ri, me infrastrukturë moderne, arsim cilësor, energji të gjelbër dhe hapësira sportive të denja për qytetarët.

https://www.facebook.com/reel/1514548316628000

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit