22.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

QMK: Katër zjarre aktive, një nën kontroll

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave aktive mbeten katër dhe një është nën kontroll.

Aktive janë zjarret në fshatin Viniçe në vendin e quajtur Muratica në komunën e Gazi Babës, në fshatin Petrovë në malin Kozhuf, në fshatin Nikushtak në komunën e Likovës dhe në fshatin Vërzhallë në komunën e Zelenikovës.

Sipas informatave nga QMK-ja, nën kontroll është zjarri në fshatin Trubarevë të komunës së Gazi Babës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit