20.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Java e gjashtë e Ligës së Parë fillon me fitoren e Bashkimit, derbi shqiptar Struga–Shkëndija luhet nesër

Java e gjashtë e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut nisi me fitoren e Bashkimit të Kumanovës ndaj Sileksit me rezultat 2–1. Avornyo dhe Aleksovski ishin autorët e golave për vendasit, ndërsa Pires shënoi për mysafirët nga Kratova.

Në një tjetër ndeshje të zhvilluar sot, Makedonija GJ.P. mposhti Akademinë Pandev me rezultat të pastër 2–0.

Të martën janë në program dy ndeshje të rëndësishme: derbi shqiptar mes Strugës dhe Shkëndijës, si dhe përballja Tikveshi–Shkupi. Të dy takimet do të fillojnë në orën 15:30.

Ndërkohë, të enjten do të luhen sfidat: Arsimi–Vardari dhe Rabotniçki–Pelisteri.

Pozitat në renditje pas gjashtë javësh:

1. Sileksi – 15 pikë (6 ndeshje)

2. Struga – 15 pikë (5 ndeshje)

4. Shkëndija – 10 pikë (4 ndeshje)

5. Bashkimi – 10 pikë (6 ndeshje)

8. Arsimi – 5 pikë

10. Shkupi – 0 pikë

Në sezonin aktual (2025/26), në Ligën e Parë garojnë edhe Bashkimi dhe Arsimi – ky i fundit për herë të parë pas ngjitjes nga Liga e Dytë. Shkëndija është kampione në fuqi, ndërsa Vardari mban trofeun e Kupës.

Në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë janë kualifikuar 16 skuadra, përfshirë të gjitha ekipet elitare dhe disa nga liga më të ulëta, mes tyre edhe Shkëndija e Haraçinës, Bellasica dhe Novaci.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit