32.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Janevska:Mungesë librash në shkolla, librat e tepërt shpërndahen aty ku mungojnë

Mungesa e librave shkollorë të rinj është bërë një nga problemet më të diskutuara në fillim të këtij viti shkollor.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, shprehet e vetëdijshme për këtë problem, ku sipas saj, paraqitet pothuajse nëpër të gjitha shkollat e vendit tonë. Premton se MASh-i po kërkon zgjidhje, duke i siguruar librat e reja, tashmë përmes donacioneve dhe transferimin e teksteve të reja shkollore në ato shkolla ku ato janë evidentuar si tepricë dhe duke i dërguar të njëjtat në shkollat ku kanë nevojë për ta. Janevska pranon se një nga arsyet për mungesën e librave qëndron edhe tek drejtuesit e shkollave që nuk i kanë dorëzuar raportet për gjendjen e librave dhe nuk kanë kërkuar në kohë libra të reja.

Në këtë moment, ne po u dërgojmë shkresa shkollave për t’i precizuar dhe saktësuar rregulloret, ku në mënyrë decide do t’u thuhet qartë se çfarë, kur dhe në cilën periudhe duhet t’i bëjnë kërkesat, në mënyrë që të mos kemi probleme të tilla në të ardhmen. Për një pjesë të këtyre problemeve po kërkojmë zgjidhje, ku një pjesë e librave do të mund t’i kompensojmë, ndërsa për të ardhmen unë shpresoj se më nuk do të kemi probleme të tilla, sepse veç më është krijuar një sistem i qëndrueshëm për furnizimin e vazhdueshëm me libra nëpër shkolla. Tani po përpiqemi të sigurojmë donacione për një pjesë të librave kryesorë dhe besojmë se do të arrijmë, ndërsa po vazhdojmë të bëjmë shpërndarjen e librave të reja, ku në disa shkolla janë evidentuar si tepricë, t’i transferojmë nëpër shkollat tjera.”, – deklaroi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit