32.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

VIDEO / Bazelli flet shqip, Shaqiri dhe Ajeti fundosin Tunin

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore ndaj Tun-it me rezultatin 1 me 3 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Zvicrës, ku protagonist absolutë ishin dy futbollistët me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Albion Ajeti, që i kanë dhuruar fitoren e katërt në kampionat kuqebluve.

Në minutën e 24-t, Shaqiri zhbllokoi sfidën, teksa në minutën e 41-të, asistoi për Ajetin,  i cili dërgoi skuadrën në dhomat e zhveshjes me epërsinë e dyfishtë. Vendasit provuan të rihapnin përballjen me Bertone në minutën e 51-të, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa për të “vulosur” këtë duel mendoi përsëri Shaqiri i cili në minutën 90+8 shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Falë dopietës, Shaqiri u ngjit në kuotën e 4 golave në 6 ndeshje në kampionat, teksa ka dhuruar edhe 3 asiste.  Ndërkohë për Ajetin ky ishte goli i dytë në këtë sezon me fanellën e Bazelit

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit